Reshjet e borës në juglindje/ Disa fshatra pa energji elektrike në qarkun e Korçës

schedule09:27 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 09:27 - 1 Dhjetor, 2024

Reshjet e borës janë ndërprerë në zonat e ulëta në juglindje, teksa ka reshje shiu me intesitët të ulët.

Në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit po vazhdojnë reshjet e borës me intesitet mesatar.

Në Dardhë, trashësia e borës ka shkuar në 15 centimetra dhe lëvizja e mjeteve në aksin turistik bëhet me goma dimërore.

Akset nacionale të juglindjes qarkullohen normalisht, ndërsa aksi i ri Qafë Qarri-Ersekë nuk është i kalueshëm. Mjetet lëvizin nga rruga e vjetër, e cila është e hapur.

Në zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës trashësia e borës varion nga 20-30 centimetra.

Nga moti i keq kanë mbetur pa energji dhjetra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec dhe Kolonjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!