Reshjet e borës, izolohen shumë fshatra në Korçë dhe Pogradec

schedule12:22 - 9 Janar, 2019

schedule 12:22 - 9 Janar, 2019

Në qarkun e Korçës rreshjet e borës vazhdojnë me intensitet të dobët. Trashësia e borës në qytet dhe fushën e Korçës është rreth 5 cm, kurse  në zonat malore si: Dardhë, Vithkuq, Lekas, Voskopojë, Dardhas dhe Çlirim trashësia e borës arrin në rreth 20-25 cm.

Akset rrugore Korçë – Ersekë,  Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Maliq – Lozhan -Grabove janë të hapura edhe të kriposura dhe rekomandohen të kalohen me zinxhirë.  Segmentet rrugore rurale nga qendrat deri në Voskopojë – Lekas, Floq – Vithkuq, Q/Plloçë – Dardhas, rruga nacionale – Velcan, Miras – Arzë janë të hapura dhe kalimi bëhet me zinxhire.  Furnizimi me energji vijon normalisht me përjashtim të fidrit të Gjancit, që furnizon fshatrat Dvoran, Floq, Kamenice, i cili ka defekt.  Procesi mësimor vijon me orare të reduktuara.

Në rrethin e Kolonjës nuk u zhvillua procesi mësimor në fshatrat Qafzez, Boshanj, Shalës, Butkë, Mesiçkë.  Në rrethin e Pogradecit nuk u zhvillua proçesi mësimor në Velçan dhe Proptisht.  Në Devoll mësimi vijoi me ore të reduktuara./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!