Reshjet e borës dhe shiut në Korçë, çfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt juglindjes

schedule09:19 - 24 Janar, 2021

schedule 09:19 - 24 Janar, 2021

Në qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, dhe në lartësitë mbi 1,300 metra ka pasur reshje dëbore, trashësia e së cilës ka shkuar në 5-10 cm.

Ndërkohë, aktualisht nuk ka reshje.

Gjendja e rrugëve nacionale dhe e atyre rurale në përgjithësi mësohet të jetë e mirë, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura. Ne aksin Korçë-Boboshticë-Dardhë nga kilometri i tetë deri ne km 14, në orët e para të mëngjesit , lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhir, ose goma dimërore.

Ne furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin Nr. 6, të  Mollasit, bashkia Kolonjë.  OSHEE po punon për riparimin e defektit dhe në këtë fidër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!