Reshjet e borës, automjetet mund të lëvizin me zinxhirë në shumë segmente

schedule10:15 - 11 Janar, 2019

schedule 10:15 - 11 Janar, 2019

Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në shumë segmente rrugore. Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhirët, nëse iu duhet të lëvizin në aksin Erind –Çajup të Gjirokastrës, në segmentin Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik në zonën e Gërmenjit.

Me zinxhirë kalohet edhe në disa segmente rrugore të qarkut të Tiranës si ai Qafë Priskë – Qafë Mollë-Shëngjergj, Dajt-Teleferik.

Në rajonin e Shkodrës trashësia e borës ka shkuar në 60 cm, ndërkohë segmentet nyjë Fushë Dukagjin-Lidhja me Rrugën e Kombit, Hyrje Kukës-Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam mund të kalohen vetëm me zinxhirë.

Gjithashtu lëvizja është e pamundur të kryehet pa zinxhirë edhe në segementet Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, dhe Kukës- Domaj-Draj Reç.

Kukës-Bushtricë, njoftohemi për situata të rënduar nga reshjet. Trashësia e borës ka shkuar 1 m. Aksi Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Plepa-Kam qarkullohet me zinxhirë.

Rruga është e kalueshme me zinxhir aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, po punohet me mjete.

Në rrugën Ura e Cerenecit-Steblevë trashësia e borës shkon 100 cm. Po punohet me 2 mjete borëpastruese. Qarkullimi me zinxhir.

Në rrugët Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Ura e Matit – Lis, K/Ulëz-Ulëz, Peshkopi-Qafë Draje dhe Peshkopi – Ushtelenxe ka pasur reshje me intensitet gjatë natës. Trashësia e borës shkon 50 cm. Qarkullimi rekomandohet me zinxhir. Peshkopi-Maqellare dhe Maqellarë-Dogana Bllatë qarkullohen me zinxhir.

Po vazhdon pastrimi i segmentit Bulqizë-Shupenze nga kontraktori. Qarkullimi me zinxhir.

Në rrugët Dedaj-Razëm, Koplik-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Pukë-Fushe Arrëz-Fushë Dukagjin. Ne këto rrugë duhet të përdoren zinxhirët.

Në akset e Tropojës Bajram Curri-Valbonë, Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Sopot-Kernaje, Mejdan-Tropojë-Bucaj, ka pasur reshje bore me intensitet, dhe vazhdojnë edhe tani. Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir.

Në rrugën Fierë-B. Curri-Kam, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir. Në Qafë Laç-Koman ka pasur rreth 50 cm bore, qarkullohet me zinxhir.

Në akset Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir dhe me kujdes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!