Reshje të shumta shiu në vend, Ahmetaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e padomosdoshme

schedule20:00 - 29 Nëntor, 2021

schedule 20:00 - 29 Nëntor, 2021

 Si shkak i situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut në Vlorë por edhe në pjesën tjetër të vendit, zv/kryeministri Arben Ahmetaj u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme.

Ai shkruan se institucionet qendrore dhe ato lokale janë vënë në lëvizje dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.

 

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan Ahmetaj. m.v/Abcnews.al