Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin prej dy ditësh, kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Elbasanit.
Nga pamjet e siguruara nga ABC duken rrugët e përmbytura në lagjen “Dyli Haxhire”.
Ndërkohë dëmtime ka pësuar edhe argjinatura e përroit të Zaranikës.
Kjo argjinaturë i ishte nënshtruar një investimi rreth dy vite më parë, por sasia e shumtë e reshjeve ka shkaktuar probleme mbrëmjen e sotme, ngjitur me zonën e banuar. /Abcnews.al