Stuhia ka përfshirë veri-lindjen e vendit. Reshje shiu me intensitet të lartë janë regjistruar në Qarkun e Dibrës në orët e pasdites.
Shiu ka sjellë probleme me qarkullimin për shkak të rrëshqitjes së gurëve në segmentin nga Skopeti deri në Skuraj në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, dhe në aksin Peshkopi-Kala e Dodës.
Abcnews.al mëson se disa rrugë të qytetit u mbuluan nga uji për shkak të prurjeve nga hyrjet e fshatrave dhe mosfunksionimit të pusetave. Deri tani nuk raportohen përmbytje apo probleme të mëdha. Ndërkohë, reshjet e shiut vijojnë ende me intensitet më të dobësuar. /abcnews.al