VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Shkodër, probleme në disa segmente rrugore të qytetit

schedule11:31 - 9 Tetor, 2024

schedule 11:31 - 9 Tetor, 2024

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në disa segmente rrugore të qytetit Shkodër.

Gazetari Simon Shkreli raporton se reshjet e dendura të shiut vijojnë ndërkohë që ka prezencë të madhe uji nëpër rrugë, gjë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

“Vazhdojnë të jenë reshje të dendura shiu dhe për pasojë ka probleme dhe prezencë të madhe uji në disa segmente rrugore. Ndodhem në qendër të qytetit, një nga pikat nevralgjike të qytetit sa i përket menaxhimit të situatës. Punonjësit ndodhen në terren. Ka probleme edhe në qarkullim dhe për këmbësorët duke qenë se uji ka kaluar edhe në trotuar.“, raportoi gazetari./abcnews.al