Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bllokuar shumicën e rrugëve të Dibrës. Trashësia e borës në qytet shkon mbi 40 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm.
Akset rrugore Peshkopi – Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, pjesa më e vështirë që bllokohet herë pas here nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të bllokuar nga reshjet e borës janë aksi Ura e Çerenecit- Librazhd dhe Peshkopi – Qafë Draj – Kukës është i bllokuar.
Aksi Peshkopi – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së fortë.
Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative tl Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara, rrugët janë të pa kalueshme .
Në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës , Sllovë, Selishtë , Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike. e.su./abcnews.al