Vendi ynë këtë të premte është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu e bore në zonat malore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se reshjet e shiut me intensitet mesatar nuk kanë shkaktuar asnjë problem në qarkullimin e makinave deri më tani.
Ndër të tjera ajo bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin 🌧 pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve 🚖
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës🛣
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, shkruan ARRSH./abcnews.al