Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshje shiu në Elbasan, bora në zonat e tjera rëndon situatën

schedule09:46 - 10 Janar, 2019

schedule 09:46 - 10 Janar, 2019

Në qytetin e Elbasanit reshjet e borës kanë pushuar dhe në vend të tyre ka nisur shiu. Por situata e rënduar vazhdon në zonat e tjera të Qarkut, Përrenjas, Librazhd e Gramsh. Fshatra të tëra janë të bllokuara, ndërkohë që rrugët nacionale janë të hapura. Të gjitha shkollat në këto territore janë mbyllur dhe nuk ka mësim. Gjatë natës ka patur edhe këputje të përcjellsave të energjisë dhe grupet e OSHEE janë në terren. Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me pasoja për jetën dhe policia ka monitoruar edhe ajo vazhdimisht akset problematike duke udhëzuar shoferët ose duke mos lejuar qarkullimin e atyre që nuk janë të pajisur me zinxhirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!