Vranësira, reshje shiu e dëbore, parashikimi i motit për sot

schedule07:22 - 4 Janar, 2025

schedule 07:22 - 4 Janar, 2025

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin dobësim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke rikthyer intervalet me kthjellime, por temperaturat do të vijojë të ulen. Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Gjatë orëve të paradites, Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje, ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të dobësojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime, por moti do të fillojë të ftohet sërish. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 1 – 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale deri në 6°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të paraqitet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente, më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territorin e MV, por si pasjë e temperaturave të ulëta do të ri-kthehen ngrica e theksuara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Evropa

Pothuajse i gjithë kontinentit europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Konkretisht reshje të dendura shiu do të kenë gadishulli Apenin, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi. Ndërsa reshje dëbore priten në gadishullin e Ballkanit, pjesërisht Europën qendrore si edhe rajonin e Balltikut. Për sa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten Europa veriore, ishujt Bbritanikë si edhe vendet e Europës lindore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!