Sipas MeteoAlb: I gjithë territori shqiptar do të paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu mesatare në zonat e ulta e bregdetare, por reshje dëbore në zonat malore.
Mesdita sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.
Era do fryjë mestare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Mbetemi edhe nesër në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin shi dhe dëborë deri në mesditë kur moti përmirësohet gradualisht.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me vranëssira të shpeshta dhe reshje mesatare shiu e dëbore në mv. Këto kushte të motit mbeten deri vonë në mbrëmje kur moti kthjellohet./abcnews.al