Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për sot

schedule07:10 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 07:10 - 25 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb: Dita nis me reshje shiu e dëbore për zonat veriore por vranësira të dendura do të paraqitet moti në qëndër dhe jug.

Këto kushte atmosferike mbeten deri në mesditë kur vranësirat dhe reshjet do të përfshijnë qëndrën dhe vonë në mbrëmje gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1-2°C në zonat malore deri në 14°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.

Kosova

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu dominojnë motin në Kosovë gjatë mëngjesit, situatë e cila vijon gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi pauz të reshjeve.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta mbizotërojnë motin gjatë paradites. Por pas mesditës vranësira pësojnë zhvillim duke sjellë rreshje shiu në MV./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!