Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Reshje dëbore dhe rënie gurësh në disa zona të vendit, ARRSH jep detaje

schedule11:28 - 8 Mars, 2020

schedule 11:28 - 8 Mars, 2020

Moti i keq dhe me reshje që ka përfshirë një ditë më parë vendin tonë ka sjellë disa probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Berat-Çorovodë për shkak të rënies së një sasie gurëshd dhe dherash në rrugë.

ARRSH përmes një postimi në profilin e saj në Facebook bën me dije se pas ndërhyrjes është bërë i mundur kthimi i normalitetit në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë gjatë natës bëhet me dije se ka pasur reshje bore në disa qytete por fatmirësisht qarkullimi ka qenë pa problme.



Postimi i plotë:

Gjatë natës ka patur reshje bore ?️ dhe reshje me intensitet të lartë shiu në veri dhe jug të vendit. Reshje bore ka pasur në Q. Mali-Fierzë, B.Curri-Valbonë, Pukë-Fushë-Arrës-Shemri, Fushë Arrës-Q.Mali, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije.

Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.

Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:

Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.

Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.

Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori qarkullimi vazhdon normalisht.

Në akin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë?, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!