Verilindja e vendit është përfshirë nga moti i keq me reshje bore. Trashësia e borës është 5 -30 cm në zonat malore.
Mësohet se rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme. Po ashtu edhe Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj. Kompanitë sipërmarrëse me mjetet borëpastruese po bëjnë trajtimin e tyre me kripe për të shmangur ngricat.
Probleme ka ne disa akse të rrugëve rurale në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis, Margegaj, Tropoje e Vjetër, Lekbibaj . Mbetet e bllokuar Njësia Administrative Arren e bashkise Kukës. Here pas here ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa po punohet nga grupet e punës të OSHEE. /abcnews.al