Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës në juglindje të vendit ka pasur reshje me intensitet të ulët.
Autoritetet theksojnë se ka vijuar puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë.
Po ashtu raportohet se qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë.
Lexo edhe: Rikthimi i reshjeve, probleme me qarkullimin në veri
ARRSH bën apel që drejtuesit të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
?Gjatë punimeve të mirëmbajtjes dimërore në akset rrugor Korcê-Voskopojê dhe Boboshticë-Dardhë, në qarkun Korçê.✅
Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar Rajoni Jugor on E hënë, 4 Janar 2021
Njoftim mbi gjendjen e akseve:
Në juglindje të vendit gjatë natës dhe në vazhdim ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët
Qafa e Qarrit, Dardha km 7 deri km 13, Voskopoja km 16 deri në km 18.
Kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur këtyre akseve.
Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë
/abcnews.al/