Rasti i disa emigrantëve që shkojnë në Francë dhe kërkojnë azil ka shqetësuar jo pak shoqatën “Rrjeti i Edukimit pa Kufij”. Kjo e fundit veçanërisht duket e indinjuar për rastin e familjes shqiptare Dalipi, shkruajnë mediat franceze. Djana, Gentiani dhe fëmijët e tyre të moshës 5-vjeçarë qëndrojnë Foix. Që nga e marta familja është lënë në “arrest shtëpiak” nga autoritetet franceze përpara se ta dëbojnë drejt Shqipërisë.
Prefektura, “Rrjeti i Edukimit pa Kufij” dhe “Lidhja e të Drejtave të Njeriut”, janë duke u përgatitur për t’u mobilizuar në mbështetje të familjes shqiptare. Sipas tyre ligji aktual për azilkërkuesit që paraqiten në Francë nuk ka hapësira për rastet e veçanta .
“Menduam se do të kishte një zgjidhje për familjen shqiptare”, thotë Christian Morisse, sekretari i RESF. Sipas tij, ligji nuk i lejon azilkërkuesit të cilëve u është mohuar kërkesa për azil që të kërkojnë deri në fund të drejtat e tyre.
Rasti i Djanës dhe Gentianit është një rast përjashtues. Djana punon si kuzhiniere dhe Gentian është një magazinier. Çifti është integruar mjaft mirë në Francë.
Por atyre u ka ndodhur diçka e pazakonte. Çifti u detyrua të dorëzonte pasaportat para se të shkoni në Prefekturë dhe të njiheshin me procedurat që do ndiqnin pas refuzimit të kërkesë për azil.
“Është një situata e pabesueshme. Prefektura shpjegon se ekziston rreziku i qëndrimit ilegal, prandaj çiftit i janë marrë pasaportat dhe u është caktuar masa e sigurisë “arrest shtepiak”, edhe pse ata kanë të gjitha garancitë nga përfaqësuesit në Saint-Girons”, tha sekretari i RESF-it dhe paralajmëron: “Nëse masa është nënshkruar, ne do ta çojmë vendimin në Gjykatën Administrative dhe ne do të fitojmë “. I lodhur, Christian Morisse i dërgoi një letër Prefektit të Ariege. Tani për tani, ai nuk ka marrë një përgjigje./abcnews.al