Republika e Afrikës Qendrore mohon pretendimet për largimin e “Wagner”-it nga vendi

schedule22:18 - 9 Korrik, 2023

schedule 22:18 - 9 Korrik, 2023

Zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Afrikës Qendrore, Albert Yaloke Mokpem tha se pretendimet që kompania ruse e sigurisë “Wagner” është larguar nga vendi nuk janë të vërteta dhe se njësitë e saj kanë bërë vetëm “rotacion”.

Në një deklaratë për media, Mokpem tha se lajmet për tërheqjen e njësive të “Wagner”-it nga vendi nuk janë të vërteta.

“Njësitë e ‘Wagner’-it nuk janë tërhequr nga vendi dhe ato kanë kryer vetëm rotacion”, theksoi Mokpem duke shtuar se “Disa (njësi të Wagner-it) ikin, të tjerë vijnë”.

Ishte pretenduar se njësitë e “Wagner”-it kanë filluar tërheqjen nga Republika e Afrikës Qendrore, në të cilën vlerësohen se kanë rreth 2.000 mercenarë rusë.

Republika e Afrikës Qendrore dhe zyrtarët rusë në gusht të vitit 2018 nënshkruan marrëveshje ushtarake me qëllimin për të ndërhyrë së bashku ndaj ngjarjeve të dhunshme në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!