Republika Çeke/ Rrufeja plagos 18 persona, mes tyre edhe fëmijë

schedule15:20 - 3 Qershor, 2024

schedule 15:20 - 3 Qershor, 2024

Tetëmbëdhjetë persona u plagosën në Republikën Çeke pasi rrufeja goditi një pemë nën të cilën ishin strehuar për shkak të shirave të dendur, sipas autoriteve të vendit.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në parkun e kështjellës Liberec-Vratislavice, që ndodhet në Liberec, rreth 90 kilometra në verilindje të Pragës. Zyrtarët e shpëtimit nuk dhanë detaje për të plagosurit, por mediat lokale raportuan se në mesin e atyre që u dërguan në spital ishin edhe fëmijë.

Sipas informacineve, pesë nga të plagosurit ishin fëmijë midis moshës 2 dhe 16 vjeç dhe se pesë të rritur.

Republika Çeke është prekur nga rreshjet e dendura të shiut dhe stuhitë gjatë fundjavës.

/abcnews.l