Reportazh/ Një mbrëmje në shëtitoren e Librazhdit, ku djemtë duan të ikin

schedule16:28 - 19 Gusht, 2018

schedule 16:28 - 19 Gusht, 2018

Të rinjtë në qytetin e Librazhdit nuk e shikojnë të ardhmen në vendin e tyre. S’kanë punë dhe duan të emigrojnë. Në këtë qytet nuk prodhohet gjë, por ka dhe njerëz që u gëzohen darkave kur sheshi mbushet plot.

Në fund të viteve ‘90 këtu banonin rreth tetë mijë banorë. Aktualisht bashkë me rrethina Librazhi ka një popullsi prej 60 mijë banorësh.

“Nuk dua të filmohem”.

Ndryshe nga ç’mund të supozohet këtu mbrëmjeve sheshi është i mbushur me njerëz. Kafenetë qëndrojnë të hapura deri vonë.

Barist: “Në mëngjes kafe, akullore, pastaj ndonjë pije freskuese, pothuajse kjo është dita”.

Të ardhurat në Librazhd sigurohen nga punësimi në administratë dhe nga emigrantët. Por ka njerëz të kënaqur me jetesën. Janë të lidhur emocionalisht me qytetin. Gratë kërkojnë kënd lojërash për fëmijët.

Banor: “Mendoj që në Librazhd është më mrië se në Tiranë, po qe për ne që dalim këtu, mbushur ky qytet është mrekulli, më freskët është, shokët këtu i kemi”.

Banore: “Hera e parë që s’ka lëvizje makinash kemi shpëtuar”.

Banore: “Mungon një kënd lojërash për fëmijë, që besoj se do ishte shumë e nevojshme”.

Fëmijë:Një kënd lojërash ku të argëtohesha dhe të lozja”.

Resurset janë të shumta në rajonin e Librazhdit. Megjithatë në drejtim të turizmit është bërë pak.

Banor: “Po i kushtohet vëmendje zhvillimit të turizmit, po janë shumë probleme dhe kushte që duhen plotësuar që të ketë turizëm të vazhdueshëm dhe në rritje”.

Të rinjtë nuk ndajnë të njëjtën përshtypje me të rriturit. Ata nuk duan të jetojnë në Librazhd. Thonë se nuk ka punë dhe do të emigrojnë.

Të rinjtë: “Jashtë Librazhdi, se këtu s’ke ça bën, s’ka punë, jemi keq në krizë”.

E ajo që nuk duket mirë në një mbrëmje të zhurmshme, është realiteti tjetër. Shumë familje në Librazhd mbyllin darkën me një misër të pjekur.

Banor:Unë jam vetë i shtatë të shtëpia, nuk e përballoj dot janë të gjithë të papunë”.

Në vitin 1958 Librazhdi u shpall si një qendër e industrisë ushqimore dhe e shfrytëzimit të pyjeve. Sot aty nuk prodhohet gjë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!