Reportazh/ Brenda kraterit të drogës në Koplik

schedule16:21 - 30 Mars, 2023

schedule 16:21 - 30 Mars, 2023

Krateri ku u zbuluan serat me kanabis në vendin e quajtur “Badra e Mehajve” në Koplik, ndodhet 30 minuta larg Shkodrës. Grupi i xhirimit të ABC News shkoi drejt Koplikut për të parë nga afër vendin e përshtatur për kultivimin e drogës.

Për të shkuar në krater mund të përdorje 3 rrugë, por njëra prej tyre ishte bllokuar, që në hyrje. Dyshohet nga pronarët e drogës. E në këtë mënyrë, për të arritur në destinacion duhet të kaloje mes arave të zonës.

Në hyrje përballesh me grumbuj të tjerë dherash e gurësh. Taktikë me sa duket kjo që serat e mbjella me kanabis të mps binin në sytë e atyre pak banorëve që mund të kalonin aty.

Krateri ndodhet 500 metta larg rrugës kryesore, mes tokave të zonës. Ai ndodhet 20 metra i thellë. I hapur për marrje inertesh, por i shfrytëzuar për kultivim kanabisi në sera. Policia shkatërroi 27 të tilla, ku ishin kultivuar 8 mijë fidanë kanabisi. Goditja u bë pak javë pasi lënda narkotike ishte mbjellë në kubikë.

Vendi u pastrua nga policia. Veç këtyre pak bimëve kanabisi të lena aty, ajo çfarë mbeti ishin sendet që trafikantët përdornin për kultivim. Shofra hekuri, kuti bukëpeshku, e thasë me pleh.

Serat ruheshin nga persona të armatosur, por kur policia ndërhyri nuk gjeti njeri aty.

Që në hyrje të kraterit ishte vendosur një tjetër tel me gjemba, ku ishte improvizuar dhë vendqëndrimi i rojes. Sikundër një tjetër i ngritur edhe në fund.

Gjithçka mbeti ato ishin këto pak ushqime të punëtorëve të hashashit, shishet e pijeve alkolike, birra, një dyshek, dy tavolina të improvizuara me degë pemësh dhe këto pak bishta cigaresh.

Serat me kanabis u zbuluan pas informacioneve të marra në rrugë operative. Kontrollet u kryen me dronë e agjentë në terren.

Si organizatorë u arrestua 52 vjeçari Nesti Velaj, i njohur edhe me emrin Errnest Veshtaj. Banesa e tij ndodhej shumë pranë kraterit. Edhe pse ai nuk ka pranuar të ketë lidhje me drogën, policia dyshon se pas tij fshijen persona të tjerë.

Në kutitë e ushqimeve dhe në provat e gjetura në sera u gjetën shenja gishtash e gjurmë ADN-je për të cilat pritet përgjigjja e ekspertizës së tyre.

Ndërsa tre punonjës të bashkisë së Malësisë së Madhe, e konkretisht drejtori i pyjeve, specialisti dhe hidrauliku i Ujësjellësit u proceduan në gjendje të lirë për shpërdorim detyre, pasi zona ku u gjet droga duhej të kontrollohej prej tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!