REPLIKAT/ Presidenca-Ramës: Meta kërkon përballje, pse fshihesh si buburrec pas Twitter-it?

schedule17:05 - 15 Tetor, 2020

schedule 17:05 - 15 Tetor, 2020

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Kësaj radhe reagimi vjen nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Në një postim në Facebook, Blushi i drejtohet Ramës si një buburrec trendi, i cili duhet të respektojë urgjentisht 5 Qershorin.

Lexo edhe:  “Futja në lokale ku vënë baste subjektet e OFL”, Rama: Krim zgjedhor përfshirja e Metës si palë në zgjedhje

Presidenti të ka ftuar në përballje, shkruhet më tej në postim, “je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!”

Postimi

Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës.
Me Presidentin ti je vite dritë larg.
Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët.
Këtë e di e gjithë bota!
Presidenti të ka ftuar në Përballje!
Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?!
Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Twitterit?!
Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!
Ora e Përballjes po afron!
As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!

Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si…

Posted by Tedi Blushi on Thursday, October 15, 2020