Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Replikat Berisha-Balla/ Kreu i PD i përmend precedentin Ponta, socialisti i kujton Serbinë

schedule18:04 - 27 Nëntor, 2025

schedule 18:04 - 27 Nëntor, 2025

“Në vendet e BE, jo në një, por në një numër rastesh, janë vendosur masat e pezullimit para vendimit përfundimtar të dënimit nga gjykata. A e dini ju se të njëjtin fat pati probatini i Edi Ramës dhe Taulant Ballës, Ponta. Po ai ç’bëri, ai sa e mori vesh që gjykata po e pezullonte, dha dorëheqjen.”

Pak orë pas këtyre deklaratave të Sali Berishës, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla akuzoi kryedemokratin për mashtrim publik dhe i kujtoi se është i fundit që mund të komentojë vendimet e gjykatave.

“Të dëgjosh leksione nga bufi Sali Berisha mbi vendimet e gjykatave, është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit. Asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me rastin që duhet t’i japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Nuk ka asnjë rast në Europë, madje as në botë, ku një ministër të jetë pezulluar nga detyra.”

Sipas Ballës, doreheqjet e përmendura nga Berisha këtë të enjte nuk lidhen me një vendim pezullimi të ushtrimit të detyrës.

Balla iu përgjigj akuzave të Berishës edhe për për ish-kryeministrin rumun dhe mikun  e tij Victor Ponta.

“Sa për mikun tim Viktor Ponta, ta kam thënë dhe po ta përsëris: sulmi yt i përhershëm ndaj tij lidhet me faktin që ishte Kryeministri më i hapur rumun për njohjen e Kosovës, diçka që ty s’të pëlqen, dihet, si dhëndër i Serbisë që je.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!