Rina Balaj ka surprizuar adhuruesit e saj me fotot e fundit që ka publikuar. Reperja ka guxuar të tregojë disa imazhe që shumëkush do të ngurronte t’i ekspozonte, duke u bërë një shembull për të tjerët. Autorja e hitit “Gigi”, ka publikuar disa foto të paedituara, duke treguar se ka strija dhe celulit.
“Foto të paprekura. Celulit dhe strija për darkë”, ka shkruar reperja krahas fotove në të cilat ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, duke e vlerësuar për guximin. Kujtojmë që përsa i përket muzikës, Rina publikoi pak javë më parë këngën “Cali” që erdhi disa muaj pas hitit “Bad Rosita”. /abcnews.al