Reperja e njohur është në pritje të fëmijës së parë

schedule07:21 - 18 Tetor, 2021

schedule 07:21 - 18 Tetor, 2021

Eve është shtatzënë. Reperja amerikane 42-vjeçare është duke pritur fëmijën e saj të parë me burrin Maximillion Cooper. Lajmin emocionues e ndau përmes disa fotosh që ndau në rrjete sociale, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

“A mund ta besoni @mrgumball3000 më në fund duhet t’ua tregojmë të gjithëve !!!!! Ju të gjithë e dini sa kohë kemi qenë duke pritur për këtë bekim! Ne do të takohemi me njeriun tonë lil shkurt 2022,” shkroi Eve në postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EVE @therealeve 🐾 (@therealeve)

ë

Duke postuar të njëjtat imazhe në faqen e tij, partneri i saj shkroi: “Shumë i emocionuar për të ndarë këtë lajm …” /abcnews.al