Artisti i njohur shqiptar, Gashi që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara pritet që së shpejti të publikojë albumin e titulluar “1984”. Ai gjithashtu ka zbuluar së fundmi edhe një bashkëpunim që do të jetë pjesë e albumit.
Në një intervistë për revistën “Forbes”, Gashi ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me artistin e famshëm Sting. Kjo padyshim është një ndër arritjet më të mëdha të reperit shqiptar, lajm të cilin e ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram, ku shkruan: “Shiko mam, ja dola”, shkruan abcnews.al.
“Për shkak të koronavirusit nuk kam pasur rastin të takohem me të. Por ne kemi kontaktuar dhe biseduar. I dërgova rekordin dhe ai e pëlqeu aq shumë sa që shkroi vargjet e tij. Pra, tani që ne jemi duke xhiruar videon, ne do të kemi një shans të takohemi dhe të flasim dhe të shohim se si po shkon. Jam shumë krenar edhe për regjistrimin. Jam shumë i lumtur për këtë.”, tha Gashi për “Forbes”. /abcnews.al/