Reperi shqiptar prezanton për herë të parë prindërit, tregon pse i ka “fshehur” nga publiku

schedule21:36 - 17 Qershor, 2021

schedule 21:36 - 17 Qershor, 2021

Gashi, reperi shqiptar me famë botërore ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke bërë krenar çdo shqiptar. Përflitet për arritjet e tij të panumërta, por jetën personale është munduar ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes së publikut.

Sot, ai ka thyer rregullin dhe ka ndarë me ndjekësit një imazh të prindërve të tij. Krahas fotos, reperi ka zbuluar dhe arsyen pse nuk shfaqet kurrë pranë tyre. “Mami dhe babai ju dua shumë. Nuk ju publikoj, sepse duhet t’ju mbroj sa më shumë të mundem… Zoti e di që ju jeni gjithçka për mua”, tha ai.

Ndërkohë, kujtojmë që Gashi zbuloi pak ditë më parë se pritet të sjellë së shpejti një këngë, ku do të ndërthur elemente kombëtar shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!