Reperi shqiptar ka një përgjigje për ata që e kritikojnë për peshën

schedule20:46 - 2 Nëntor, 2021

schedule 20:46 - 2 Nëntor, 2021

Gashi është një emër i njohur në Shtetet e Bashkuara. Reperi shqiptar që jeton dhe vepron prej vitesh atje, numëron mjaft këngë që kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Reperi solli pak muaj më parë albumin me titull “1984” ndërkohë që ka nisur punën për të riun. Së fundmi, përmes një postimi në rrjete sociale, reperi ka adresuar dhe kritikat për shkak të peshës.

“Për njerëzit që më quajnë të trashë. Unë mund të shkoj gjithmonë në palestër e të humbas pak peshë. Por ju do të jeni gjithmonë të shëmtuar brenda dhe jashtë”, ka shkruar reperi shqiptar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!