Reperi shqiptar anulon turin botëror, çfarë ndodhi me albumin e ri

schedule21:54 - 16 Maj, 2022

schedule 21:54 - 16 Maj, 2022

Reperi i famshëm shqiptar që vepron në SHBA, Gashi ka zbuluar se po përballet me disa probleme sa i përket albumit të ri. Reperi ka bërë me dije se puna për albumin e ri ka përfunduar prej disa kohësh por nuk e ka publikuar pas disa problemeve me kompaninë me të cilën ka punuar.

“E kam përfunduar albumin shumë kohë më parë…kam pritur po aq kohë sa ju. Unë mund të qëndroj i heshtur për… Më duhet të ushqej familjen time ashtu si gjithë të tjerët. M’u desh të anuloja një turne të tërë dhe të qëndroja në heshtje sepse nuk më lejoni. Po humbas kaq shumë para, kjo është e padrejtë”, tha ai.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht por reperi ka paralajmëruar se do të presë deri të premten. Reperi bën me dije mes të tjerash se i është dashur që të anulojë turin e tij muzikor. Kujtojmë që reperi publikoi disa javë më parë datat për turin botëror.

Reperi nuk kishte përfshirë as Shqipërinë dhe as Kosovën. Siç tha ai, dy vendet nuk janë përfshirë pasi po mendon që të bëjë një tur tjetër për Shqipërinë dhe Kosovën. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!