Reperi i njohur, S4MM, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory.
Me emrin e vërtetë, Samir Selimi, reperi ka ndarë një foto, në të cilën shfaqet dora e një foshnje. Kështu ai ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që ka ardhur në jetë, përmes ngjyrës rozë, duke lënë të kuptohet se është vajzë.
Sa i përket muzikës, kënga e tij më e fundit është ajo në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ DAGZ, “Tinzake”, e cila u prit shumë mirë nga publiku./abcnews.al