Reperi i njohur, Vig Poppa është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë një video të ëmbël të vogëlushit.
“Sa shumë t’kom prit”, ka shkruar reperi krahas fotos. Kujtojmë që reperi ka ndarë shpesh me ndjekësit momente me familjen e tij, dhe herë pas herë nuk kanë munguar as dedikimet e ëmbla ndaj partneres së tij.
Ndërkohë, përsa i përket muzikës reperi ka qenë mjaft aktiv me projekte. Projekti më i fundit mban titullin “Bisha”, një këngë që e bëri bashkë me Capital T dhe që u prit mjaft mirë nga publiku. xh.d/abcnews.al

