Reperi i njohur rrezikon 10 vite burg, çfarë iu gjet në avionin privat

schedule15:51 - 18 Nëntor, 2020

schedule 15:51 - 18 Nëntor, 2020

Lil Wayne mund të përballet me 10 vite burg, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Avokati i reperit, Howard Srebnick është shprehur se pas një kontrolli në avionin privat të reperit në Miami në vitin 2019, iu gjet një pistoletë e veshur me ar, për të cilën ai është shprehur se e ka marrë dhuratë në ditën e Baballarëve.

Wayne, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr ka bërë më parë 8 muaj burg në Rikers Island për armëmbajtje pa leje dhe e ka të ndaluar të mbajë armë zjarri.  “Nuk ka ndonjë akuzë që ai të ketë hapur zjarr me të, të ketë qëlluar, ta ketë përdorur apo të ketë kërcënuar. Nuk ka asnjë akuzë se mund të jetë person i rrezikshëm”, tha avokati.

Policia e Miami-Dade dhe agjentët e FBI-së kontrolluan avionin e reperit në dhjetor të 2019-ës në aeroportin Miami-Opa Locka dhe zbuluan se ai ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike. Sipas mediave të huaja, reperi nuk ndodhet në paraburgim dhe nuk është arrestuar, por është thirrur të paraqitet në gjykatë me 11 Dhjetor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!