Jeremih ndodhet aktualisht në një njësi të kujdesit intensiv ndërsa lufton me Covid-19, shkruajnë mediat e huaja. Familjarët e reperit 33-vjeçar njoftuan në një deklaratë për mediat se ndodhet në gjendje kritike. “Ai ndodhet ende në ICU në gjendje kritike. Lutuni për të”.
Familjarët e reperit iu bënë thirrje fansave të tregohen të kujdesshëm dhe ta merrnin seriozisht pandeminë e Covid-19. Ata theksuan se gjendja e tij është e “rrallë për moshën e një të riu si Jeremih pa ndonjë sëmundje themelore”.
“Ne do të donim t’ju kujtonim të tjerëve se virusi është i vërtetë dhe të mos merret kaq lehtësisht. Gjithashtu është e rëndësishme që njerëzit e infektuar të karantinohen. Nuk është e turpshme të prekesh me Covid-19, dhe njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të vëmendshëm ndaj të tjerëve.”, thuhet në deklaratë.