Reperi i njohur e pranon në “Thumb”: Jam nipi i deputetit të PS-së

schedule19:18 - 24 Nëntor, 2018

schedule 19:18 - 24 Nëntor, 2018

Don Phenom është një nga reperët më të njohur të momentit në Shqipëri. Në banakun e emisionit “Thumb”, ai pranoi që është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj. I pyetur nëse është i famshëm pikërisht prej tij, Don Phenom tregoi se repi ka qenë një pasion që familjarët e tij nuk e kanë pasur qejf.

Don Phenom: “Po ai është axha im dhe e përshëndes. Babi im, ai dhe të gjithë janë rritur në një lagje dhe familja ime është shumë e lidhur”.

Fatma: “Të paska ndjekur ai që u bërë kaq i famshëm”?

Don Phenom: “Jo ky ka qenë një pasion që unë e kam pasur gjithmonë. Që nga babi im, disa familjarë të tjerë, disa kushërinj nuk kanë pas qejf që unë të merrem me rep sepse thoshin që është një sport që nuk na shkon. Deri kur kam filluar të bëj disa hite që janë pëlqyer nëpër Shqipëri. Tani janë krenarë”.

Reperi i njohur tha më tej se ka kënduar gjithnjë për shqiptarët.

“Unë e kam nisur muzikën anglisht, por kam kënduar gjthnjë për shqiptarët. Amerika është një shtet që është kapitalizmi, shteti, ligji, të gjitha. Nëse ti lë lekët mund të shkosh në një emision që është i famshëm, që mundesh me vënë këngën tënde”, u shpreh Phenom./abcnews.al