Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reperi i famshëm “lind” albumin e tij të ri

schedule12:50 - 17 Shtator, 2021

schedule 12:50 - 17 Shtator, 2021

Pak ditë më parë, reperi i njohur Lil Nas X i habiti të gjithë teksa publikoi disa fotografi me barkun e rrumbullakosur. Reperi përdori këto foto për të treguar se është në “pritje” të albumit të tij të ri me titull “Montero”.

Ai tha se për këtë ide ishte frymëzuar nga një pjesë e tekstit të Megan Thee Stallion në këngën “Dolla Sign Slime”. Pavarësisht kritikave të shumta që mori, reperi e vazhdoi më tej idenë e tij duke organizuar dhe një babyshower.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MONTERO (@lilnasx)

Megjithatë, pritjes i ka ardhur fundi pasi reperi ka publikuar ditën e sotme albumin e tij, duke vazhduar me idenë e “bebit”. Ai ka publikuar disa foto dhe video nga salla e lindjes, krahas së cilave ka shkruar: “Montero erdhi”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MONTERO (@lilnasx)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!