Reperi i njohur TI dhe bashkëshortja e tij, Tameka Harris janë nën hetim pas akuzave për sulm seksual dhe drogë. Çifti është subjekt i një hetimi penal nga policia në Los Angeles pas një raporti të depozituar muajin e kaluar nga një grua e identifikuar si Jane Doe.
Sipas mediave të huaja, gruaja pretendon se ishte droguar dhe sulmuar seksualisht nga çifti në 2005. Ndërkohë, një 41 vjeçare, e identifikuar si Rachelle Jenks pretendon gjithashtu se ishte droguar dhe sulmuar seksualisht prej tyre pasi u takua me Harris në aeroport 11 vite më parë.
Avokati i çiftit lëshoi një deklaratë për “ET” duke mohuar akuzat. “Clifford (TI) dhe Harris mohojnë në terma të plotë këto akuza të pabaza. Ne jemi të sigurt se nëse këto pretendime hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë, asnjë akuzë nuk do të paraqitet.”, theksoi avokati. /abcnews.al