Inter është duke menduar të sjellë në Milano qendërmbrojtësin Merih Demiral.
Skuadra e Simone Inzaghit ka nevojë për një lojtar në atë rol, sidomos tashmë pas lamtumirës së Skriniar dhe D’Ambrosio.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, ditët e fundit ka pasur një takim të fshehtë mes dy klubeve, Atalantas dhe Interit.
Në fakt, lojtari turk nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Gazeperini. Nga ana tjetër, Interi do të ishte i gatshëm ta merrte atë vetëm me formulën e thatë të huazimit./h.ll/abcnews.al