Kryeministri Edi Rama thotë se ka pasur ulje të krimeve në shkolla, falë hyrjes së sistemit me kamera inteligjente.
Në fjalën e tij në projektin “Smart City Albania”, Rama u shpreh se personat problematikë rreth shkollave, do të shihen në kohë reale, përmes sistemit.
“Siguria në shkolla ndryshon rrënjësisht. Falë teknologjisë nga miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe, është teknologji e natyrës strategjike, është shembull kuptimplotë. Qysh se ky sistem ka hyrë në shkolla, ka rënë në mënyrë drastike krimet e çdo natyre, por janë rënë në mënyrë drastike mungesat në shkollë, kopjet në shkollë, shfaqjet e kthimit të klasës në një kënd lodrash. Në momentin kur Policia e Shtetit ka nevojë të bëjë një verifikim, e ka të regjistruar. Kur një person i dyshuar i afrohet derës së shkollës, apo persona të padëshiruar vijnë rreth shkollës dhe tregtojnë lënë narkotike, punonjësit e policisë e shohin në kohë reale. Kjo është sfidë menaxhimi, unë e kam kuptuar mesazhin e atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt. Është normale që një pjesë e policisë të mos e dojë këtë projekt, ato gjëra që janë shqetësim për ne, të bëhen të pamundura. Do jetë e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale. Po flas për gjëra shumë të thjeshta. Ky projekt ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur. Syri që fola, ka një rrjet mbulimi, që në 20 bashki me lëvizje domethënëse, futet kudo. Jo rastësisht, këto vende janë më të sigurta të botës. Ky është sistemi i monitrimit, në shërbim të shtetit dhe qytetarit. Tragjeditë që kemi pasur me shkollat, ka shumë arsye, por lidhen edhe me faktin që mospamja e pamjeve të qarta përpara, e vështirëson punën e hetuesve dhe policisë. Me këtë sistem, oborri është 24 në 24, sikur të kishte roje policie”, theksoi ai./abcnews.al

