Koronavirusi prej më shumë se një gjys viti është kthyer në kryefjalën e ndikimit që ka sjellë në aspektin shëndetsor dhe ekonomik në të gjithë botën.
Së fundi një grup shkencëtarësh kanë zbuluar dy simptoma të reja që lidhen me koronavirusin, por që nuk ishin evidentuar më parë tek pacientët. Mediat e huaja bëjnë me dije se disa të sëmurë me COVID-19 kanë shfaqur simptoma të tilla si humbja e dëgjimit, dhe rënia e flokëve.
Ndërkohë profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College London dhe studiues kryesor i studimit të simptomave Covid-19, Tim Spector është shprehur se kanë parë disa njerëz që e raportojnë atë, por nuk e dimë nëse është domethënëse apo jo.
Ndërsa virusi mund të jetë fajtor, ekspertët thonë se ka edhe shpjegime të tjera.
“Një formë e humbjes së flokëve të quajtur effluvium telogjen mund të rezultojë në humbje të përkohshme të flokëve, si rezultat i një numri shkaktarësh, duke përfshirë ethet, të cilat mund të shpjegojnë disa raste të humbjes së flokëve të raportuara me infeksion Covid-19“, ka thënë Dr Tanya Bleiker, Nënkryetari rajonal i Shoqatës Britanike të Dermatologëve.
Humbja e dëgjimit:
Një përmbledhje sistematike e provave zbuloi disa raporte të humbjes së dëgjimit te njerëzit që kanë pasur Covid-19, por cilësia e studimeve ishte e ulët.
Sidoqoftë, në punën e mëvonshme nga i njëjti ekip gjetën 16 nga 121 pacientë të pranuar në spital me Covid-19 të cilët raportuan ndryshime në dëgjimin e tyre tetë javë pas shërimit. Kevin Munro, profesor i audiologjisë në Universitetin e Mançesterit, i cili drejtoi studimin, tha se ai kishte marrë postë elektronike nga njerëz që raportonin probleme dëgjimi pasi kishin Covid-19.
“Në teori, mund të ketë një lidhje sepse ne e dimë se disa viruse mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit, fruthi dhe shyta për shembull” tha ai, duke shtuar se Covid-19 mund të shkaktojë sindromën Guillain-Barré – një gjendje që prek nervat dhe është e lidhur deri te neuropatia dëgjimore./abcnews.al