Rënia e Assadit/ Meçollari: Mund të mos jetë në Moskë, por brenda territorit sirian. Avioni i tij është ulur në…

schedule22:42 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 22:42 - 9 Dhjetor, 2024

Pas rrëzimit të regjimit në Siri, qarkulloi hipoteza se Bashar Al Assad mund të jetë vrarë. Në internet qarkulloi edhe një fotografi që tregonte Assadin me familjen e tij në Moskë. Duke diskutuar për këtë në emisionin “360 gradë” në ABC News, kapiteni Artur Meçollari thotë se fotoja mund të jetë fake.

Sipas tij, fotoja mund të jetë krijuar me qëllim nga rusët për të krijuar idenë se Assad është larguar në Moskë, por shtoi se ai mund të jetë në bazën ruse të Latakias në territorin sirian.

“Mund të jetë në bazën ruse në Siri. Latakia është në veri. Për të krijuar desinformimin se ai ndodhet në Moskë, krijohet një fotot fake nga rusët. Janë kapur dy avionë që kanë lëvizur nga Damask natën që ka ikur Assad. Një është ulur në Doha dhe një në Latakia. Në rast se Assadi do të ikte në Moskë, avioni duhet të kalonte Siri, Irak, Iran…duhej të merrte leje. Mund të jetë i mbrojtur në territorin sirian në bazën ruse. Assadin e mbajnë rusët se mund ta kthejnë në Siri. Assad është një thesar se e para mund të kthehet dhe e dyta objektivi kryesor i Rusisë, se e pamë se nuk ndërhyri në këtë situatë sepse duket se ka dashur një win win game. Kushdo që të ketë në pushtet, i duhen bazat në Rusi. Objektivi final është mbajtja e bazave.”, u shpreh Meçollari.

Nga ana tjetër, eksperti i gjeopolitikës Kreshnik Osmani tha se fituesi kryesor në këtë zhvillim është kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, do të ketë ‘kantonizim’ të Sirisë, dhe do të ketë luftë civile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!