Borussia Dortmund dhe futbollisti Andre Schurrle, i cili kohët e fundit ka qenë në huazim te klubi rus Spartak Moska, kanë rënë dakord që të ndërpresin me marrëveshje kontratën, e cila ishte në fuqi deri në vitin 2021.
Kjo do të thotë që fituesi i Kupës së Botës 2014 nuk do të jetë i pranishëm kur Borussia Dortmund të kthehet në stërvitje në 30 korrik. Andre Schurrle tha: “Në reflektim, ishte një periudhë me nivele të larta dhe të ulëta, por edhe me shumë përvoja të vlefshme si nga ana sportive, e veçanërisht nga ana personale.
Do të doja t’i falënderoja ata që janë përgjegjës te Borussia Dortmund dhe t’i uroj klubit dhe tifozët e saj të veçantë të gjitha më të mirat për të ardhmen”./abcnews.al
ℹ️ Borussia Dortmund und André Schürrle haben sich auf eine einvernehmliche Aufhebung des ursprünglich noch bis 2021 gültigen Vertrages verständigt.
Wir wünschen Dir alles Gute für die Zukunft, @Andre_Schuerrle! ?
— Borussia Dortmund (@BVB) July 15, 2020