Rënia e diktaturës në “sytë” e fotoreporterit francez, Michel çel ekspozitën në Shkodër

schedule20:00 - 26 Nëntor, 2022

schedule 20:00 - 26 Nëntor, 2022

Nga Simon Shkreli

Fotografi francez Michel Setboun ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 1981.

I kamufluar si turist në një vend diktatorial mundi të shkrepë pak foto në Shkodër. Kthehet në 1990 po këtë herë si fotoreporter idisa agjencive të huaja lajmesh. Ka dokumentuar foto të momenteve të rënies së komunizmit, eksodit të shqiptarëve, demonstratën antikomuniste në Shkodër, mbërritjen në  Rinas të Nënë Terezës apo dhe hapjen e objekteve të kultit. Fotografi francez I ekspozoi të premte në mbrëmje tek Muzeu “Marubi” në Shkodër.

“Për mua ekspozita në Shkodër është mjaftë simbolike, sepse për mua gjithcka ka filluar në vitin 1981 pikërisht në Shkodër në një moment kur ishte shumë e vështirë të hyje në Shqipëri. Hyra nëpërmjet një grupi miqësie marksist-lenist. Besoj se një pjesë e të rinjve që ndodhen këtu nuk e njohin atë periudhë që ishte e pabesueshme. E kam ndjekur këtë histori për rreth 40 vjetësh. Duke përfshirë dhe ndryshimet e mëdha demokratike. Jam I prekur nga historia e vendit tuaj.”

Është interesuar dhe për historinë e dhjetëra  personazhe që ka fotografuar. Ato i ka shkruar dhe publikuar në blogun e tij.

“Këtu kam gjetur dhe një dimension letrar që e pëlqej shumë, kam lexuar librat e Kadaresë, kur shoh personazhet e fotografive të mija më kujtojnë personazhet e Kadaresë. Është një personazh këtu në Shkodër të cilin e dua shumë mbi të cilin kam shkruar një histori, që e kam titulluar “Gjenerali I ushtrisë së vdekur”. Është prifti italian që e kam takuar para 30 vitesh, i cili ka kërkuar përgjatë gjithë jetës trupat e priftërinjve të varrosur në Shqipëri dhe për mua kjo ishte historia e një gjenerali të një ushtrie të vdekur. Kam shkruar historitë e 40 personazheve të fotografive të mia, që i kam të dokumentuara në një blog timin.”

Ekspozita u kurua nga drejtori Muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni. Ajo do të qëndrojë e hapur për të apasinuarit e fotografisë dhe historisë edhe javën e ardhshme./Abcnews.al/