RENEA zbarkon në Elbasan dhe Peqin, 10 të shoqëruar, kush janë kokat që kërkohen për “Plumbin e Artë”

schedule17:51 - 9 Qershor, 2022

schedule 17:51 - 9 Qershor, 2022

Këtë të enjte RENEA ka zbarkuar në Elbasan dhe Peqin ku ka ushtruar kontrolle nëpër shtëpi dhe biznese për kapjen e të shpallurve në kërkim pas operacionit Plumbi i Artë.

Gjatë kontrolleve mësohet se janë shoqëruar 10 persona. Kontrolle po zhvillohen dhe në qytetin e Peqinit ndërkohë që operacioni është ende në vijim.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Vrasje pas vrasje, sa para qarkulluan grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit: Ngjarjet e bujshme që tronditën Shqipërinë

Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit.

Në kërkim janë

-Eljo (Ervis) Bitri,

-Festim Qoli,

-Alban Bengasi,

-Ervis Martinaj,

-Elvin Merlika

-Alket Xhixha

-Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

-Agron (Kamber) Mehja,

-Aleks Çela Alias (Tom Qorri)

-Talo Çela,

-Agim Gjini,

-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

-Florenc Çapja

-Abedin Mama (Dine Çami)

/abcnews.al