Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq të Korçës. 62-vjeçari Ramiz Muçollari i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor fillimisht plagosi me thikë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari dhe më pas goditi me sende të forta djalin e tij, Kamber Muçollari.
Pas kryerjes së krimit ai është mbyllur në dhomë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj punonjësve të policisë së Korçës.
Pas kësaj situate në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat RENEA që kanë rrethuar shtëpinë, ka vënë masat e sigurisë dhe po mundohet të negociojnë më autorin që ai të dorëzohet, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruar nga ABC News, 5-6 efektivë të RENEA ndodhen në katin e dytë të banesës së 62-vjeçarit, duke u përpjekur të bindin autorin të dorëzohet.r.t/abcnews.al