RENEA nis negociatat me 45-vjeçarin që qëlloi drejt policisë me kallashnikov

schedule20:59 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 20:59 - 24 Dhjetor, 2020

Forcat RENEA kanë nisur negociatat me 45-vjeçarin Josif Kavaja i cili tashmë është mbyllur në banesë dhe është i armatosur. Dy familjarë të tij po negociojnë me Kavajën për ta bindur që të dorëzohet.

Prej orëve të pasdites ai terrorizoi zonën e Seltës në Elbasan ndërsa më pas qëndroi në pyll pranë banesës së tij. Tashmë ai është mbyllur në banesë dhe nuk pranon të dorëzohet.

Policia i ka bërë thirrje banorëve të zonës të mos dalin nga banesa deri në momentin e kapjes së 45-vjeçarit./mv.abcnews.al