“RENEA në tarracë, “Policia e Shtetit: Asnjë trupë e vetme në territorin e PD

schedule22:43 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 22:43 - 18 Dhjetor, 2021

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha për prani të forcave të RENEA-s në tarracë e godinës së Partisë Demokratike. Në reagim, Policia sqaron se asnjë trupë e vetme nuk ka qenë e pranishme në territorin e PD.

Sipas asaj që thuhet në njoftim, policia s’ka lidhje me akuzat apo pamjet e publikuara në media.

Reagim i Policisë së Shtetit

“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës. Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik. Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.”

Më herët, akuzave u përgjigj edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se ai dhe Policia e Shtetit nuk kanë lidhje me “kacafytjen mes dy kufomave politike.” /abcnews.al/