RENEA mësyn ambasadën e Iranit në Tiranë, çfarë paralajmëroi Artan Hoxha dy muaj më parë

schedule13:20 - 8 Shtator, 2022

schedule 13:20 - 8 Shtator, 2022

Qeveria ka shpallur tashmë Iranin si shtetin përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë muajin e fundit duke ndërprerë edhe marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Rama tha se diplomatët iranianë kishin 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria, ndërkohë që mëngjesin e sotëm në godinën e ambasadës u futën operatorët e Forcave Speciale RENEA duke kontrolluar ambientet e brendshme të saj.

Fill pasi ndodhi sulmi kibernetik, gazetari Artan Hoxha tha në studion e ABC së ishte pikërisht Irani pas gjithçkaje që ndodhi.

“Objektivi i sulmeve dyshohej të ishte baza e Ashraf 3 e muxhahedinëve që ndodhet në Manzë. Ata bëjnë një takim botëror çdo vit. Edhe atje bëhet me masa shumë të rrepta sigurie. Irani e cilëson si armikun nr 1 MEK-un, e ka pasur në qendër të vëmendjes për ta goditur. Këtë vit samiti mbahet në Shqipëri sepse baza që ata kanë, duke që në distancë , është një kamp që ka një nivel të lartë të sigurisë, kamera sigurie, mure të larta rrethuese dhe ata janë të përgatitur ushtarakisht.

Irani ka investuar shumë për ta goditur këtë rrezik. Në vitin 2012, ish-kryeministri Sali Berisha, dha miratimin që MEK të vijë në Shqipëri kur kampi i tyre do transferohej. Ka qenë Berisha që e miratoi ardhjen e tyre dhe kur erdhi Rama numri i tyre u zgjerua, ishin fillimisht në rrethinat e kryeqytetit. Më pas u vendos që ata të jenë në një bazë me nivel sigure, madje edhe ushqimet që ata marrin janë shumë të kontrolluara”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se Shqipëria është e qartë për rrezikun që vjen nga Republika Islamiste e Iranit dhe shprehu dyshime për mjaftueshmërinë e masave të marra pas sulmit

“Që nga viti 2012 Shqipëria u ekspozua përballë një rreziku që mund të vinte nga Irani. Shqipëria është e qartë për rrezikun që ka. Uroj që edhe në vijim t’ia dalim dhe Shqipëria të mos jetë mes një përplasjeje mes regjimit Iranian dhe opozitës së Iranit. Ka patur këcënim serioz, prandaj është ky alarm. Dyshoj që masat kanë qenë të mjaftueshme. Irani ka një shërbim shumë të fuqishëm. Irani e ka vazhdimisht në qendër të vëmendjes këtë. Dalja publike e ambasadës amerikane mbrëmë çoi në nivel më të lartë të alarmit dhe çoi mesazh që ne e kemi zbuluar dhe e dimë përgjigjen”, tha Hoxha. /abcnews.al