RENEA dhe FNSH blindojnë Lushnjën, kërkohen autorët e atentatit ndaj prokurorit

schedule22:24 - 7 Nëntor, 2019

schedule 22:24 - 7 Nëntor, 2019

Në lidhje me atentatin ndaj Arjan Ndojt, Policia po zhvillon operacion në Lushnje dhe Vlorë ku dyshohet se janë fshehur bashkëpunëtorët e Redjan Rrajës.

Gazetari i ABC News raporton për abcnews.al duke iu referuar burimeve nga policia se dyshohet që në këto qytete fshihen dy autorët e tjerë, bashkëpunëtorë të Redjan Rrajës, në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj të premten e kaluar.

Sipas burimeve të gazetarit të ABC News, FNSH, RENEA dhe forcat operacionale speciale vijojnë prej 5 ditësh aksionin  Vlorë, Lushnje, Shkodër dhe Fushë Krujë.

Në Lushnjë po kërkohen në zonën e Kënetës, pasi dyshohet se një banesë është përdorur për bazë materiale. Sipas burimeve banesa është mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh.

Dyshohej se janë fshehur armë dhe automjete për të kryer atentate, por gjatë kontrollit nuk u gjet gjë.

Në operacion janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH-së. Në pranga deri tani është vënë Redjan Rraja të cilit i janë gjetur gjurmë në makinën e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!