RENEA “bilndon” Elbasanin, kërkon Talo Çelën, ku ndodhet i shumëkërkuari?

schedule17:58 - 9 Qershor, 2022

schedule 17:58 - 9 Qershor, 2022

I shumëkërkuari Talo Çela si duket i ka shpëtuar sërish policisë gjatë kontrolleve që janë zhvilluar sot në qytetin e Elbasanit.

Burime për Abc bëjnë me dije se Talo strehohej në një nga vendet që kanë qenë objekt i kontrollit nga RENEA. Dyshohet se ai mund të jetë lajmëruar për kontrollet dhe është arratisur.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Vrasje pas vrasje, sa para qarkulluan grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit: Ngjarjet e bujshme që tronditën Shqipërinë

Kontrollet janë kryer për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga operacioni ‘Plumbi i Artë’ në kuadër të të cilit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilët 14 janë ende në kërkim.

Kujtojmë se 8 grupe kriminale u goditën pasi Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha bashkëpunuan me drejtësinë dhe rrëfyen krimet.

Nga dëshmitë e tyre janë zbuluar 32 persona të akuzuar për dhjetëra krime të rënda. 9 prej tyre ndodheshin në burg, 9 u arrestuan ndërsa 14 persona iu shpëtuan policisë. Mes tyre emra të njohur të botës së krimit, si Talo Çela, Florenc Çapja, Ervis Martinaj apo dhe Suel Çela.

/abcnews.al